Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, reagoi ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se kjo e fundit “lirinë…e do veç në dobi të vetes”.
“Qysh pritet mbrojtja e lirisë së fjalës nga një dikush që këtë lirin e sheh dhe e don vetëm atëherë kur është në dobi të vetës”, shkroi ajo.
Postimi i plotë:
E qysh me pasë pritje që presidentja Vjosa Osmani mundet me iu dalë në mbrotje gazetarëve e mediave, kur vetë ajo bëhet pjesë, pa përtesë, e kërcënimeve ndaj tyre, herë me injorim e nënçmim, herë me denoncim të tyre.
Qysh pritet mbrojtja e lirisë së fjalës nga një dikush që këtë lirin e sheh dhe e don vetëm atëherë kur është në dobi të vetës.
Presidentja nuk ka të drejtë të viktimizohet. Ajo ka pushtetin dhe paraté. Nëse presidentja është në rrezik, e ka nevojë që të viktimizohet, paramendo viktimat e vërteta në çfarë momenti ndodhen e çfarë pasigurie duhet me ndi.