Lajme

Rrusta e PSD-së: Kurti përdori Asociacionin të dukët opsioni që shpëtoi vendin nga ndarja

By GAZETA SCANNER 1

November 11, 2023

Teutë Rrusta, politikane nga PSD-ja, ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ka përdorur idenë e ripercaktimit të kufijve “në përpjekjen e dëshpëruar për ta bërë Asociacionin të duket diçka tjetër”.

Rrusta, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kreu i qeverisë shkoi aq larg sa ta “përdorë projektin e ripërcaktimit si kërcënim”.

Postimi i plotë:

Sot përdorët ideja e Ripërcaktimit negativisht, qëllimisht, për ta bërë Asociacionin të dukët opsioni që shpëtoi vendin nga ndarja. E që do të thellohen ndarjet etnike nga brenda Kosovës s’ka rëndësi, sepse këto janë të përdorshme për fjalimet e zjarrta. Qe 3 vite jemi në fushatë.

Në përpjekjen e dëshpëruar për ta bërë Asociacionin të duket diçka tjetër, kryeministri shkoi aq larg sa ta përdorë projektin e ripërcaktimit si kërcënim. Sikur që përdorte në dialog qytetarët e Luginës sa herë flitej për të drejtat e serbëve në veri. Pra jo në kuptimin e njohjes së vullnetit politik e qytetar, por si kundërbalancim. Sa e padrejtë është kjo për Luginën dhe si qasje në përgjithësi.

Ripërcaktimi i kufirit është zgjidhje, prandaj ia ka frikën kryeministri. Se mos po ngelet i vetëm me punët e shtëpisë.