Lajme

Rron Gjinovci: Edi Rama meriton non-grata nga Kosova

By GAZETA SCANNER 1

June 08, 2023

Aktivisti Rron Gjinovci ka goditur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, pasi ky njoftoi se dje ua ka përcjellë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.

Gjinovci ka thënë se me këtë veprim, të cilin e ka cilësuar skandaloz, Rama është rreshtuar në anën e Serbisë dhe se ka marrë pjesë në sabotimin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

“Mendoj që është skandaloze. Kjo është hera e parë që një politikan i Shqipërisë kaq hapur merr pjesë në sabotimin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar…Kjo është ashiqare me qenë në anën e Serbisë”, ka deklaruar Gjinovci për T7.

Gjinovci ka thënë se Rama është aleat me Vuçiqin dhe se draft-statutin e ka dërguar për shkak të nevojës për protagonizëm.

“E ka ba për shkak të nevojës për protagonizëm… Aleanca e Vuçiqit edhe e Ramës nuk është e rastësishme”, tha Gjinovci.

Po ashtu, në një postim në Facebook ai ka shkruar se Edi Rama meriton non-grata nga Kosova.

“Edi Rama, dosti i Vuçiçit meriton non-grata nga Kosova. Edhe me kete rast terheqje te ambasadorit te Kosoves nga vendi momentalisht ma proserb ne Ballkan 🤦‍♂️”, shkruan ai, transmeton Scanner.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10160591902704598&id=796394597&mibextid=Nif5oz