Rozë

Rrjedh në internet bashkëpunimi i Dua Lipës me Kanye West

Bashkëpunimi i Dua Lipës me Kanye West rrjedh në internet, pasi dyshja bashkoi forcat për albumin e reperit më 2018.

Dua Lipa bashkëpunoi me Kanye West në një këngë që ka rrjedhur në internet pasi çifti bashkoi forcat në albumin e tij të 2018-ës, shkruan Daily Mail.

Kanye, 43 vjeç, i cili ka drejtuar fushatën e tij presidenciale, regjistroi këngën,”Law of Attraction”, për albumin e tij Yandhi, e cila më vonë u hoq.

“Dua e pëlqente shumë muzikën e Kanye kur ishte më e re dhe e konsideronte veten një fanse të madhe të tij”, tha një burim për The Sun.

Autorja e hitit “New Rules”, 25 vjeçe, thuhet se ishte ‘e entuziazmuar’ që kishte punuar në studio me Kanye ‘sepse ishte një përvojë e vërtetë’.

Sidoqoftë ‘koncepti i tërë kishte ndryshuar’ nga koha e publikimit të albumit, tha burimi për The Sun.

Një video e këngës së publikuar në internet, paraqet Duan duke kënduar “Ligji i tërheqjes, do të thotë që kam humbur pasionin. Do të thotë se kam marrë atë që kam kërkuar, pikërisht atë që kam kërkuar”.

Dua së fundmi ka kaluar kohë në qytetin e Nju Jorkut me të dashurin e saj Anwar Hadid. Çifti janë në lidhje që prej të paktën verës 2019, pasi Anwar i tregoi asaj disa nga muzika e tij.