Lajme

“Rritje të energjisë mbi 120%, inflacionin mbi 40%”, Shala i reagon Muratit për pagën mesatare

By GAZETA SCANNER 1

October 12, 2024

Ferat Shala, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, duke përmendur inflacionin e konsiderueshëm, rritjen e taksave dhe sfidat ekonomike si dështimet kryesore të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Shala ka reaguar në lidhje me pretendimet e fundit të qeverisë për rritje të pagave, duke iu përgjigjur njoftimit të ministrit të Financave, Hekuran Muratio se paga mesatare është rritur për 104 euro.

Ai argumentoi se kjo rritje është nën hijen e rritjes së kostos së jetesës.