Lajme

Rritja e rasteve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë thërret konferencë për media

By GAZETA SCANNER 1

July 21, 2022

Pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë, ministria e Shëndetësisë ka thirrur konferencë për media.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, shkruan lajmi.net.

“Ministria e Shëndetësisë mban sot konferencë për media në ora 17:00 në ndërtesën e ministrisë”, ka bërë të ditur ai.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja e thirrjes së kësaj konference.