10.5 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Rritet tensioni mes Norvegjisë dhe Rusisë

- Advertisement -

Lufta në Ukrainë po shkon tashmë drejt muajit të saj të dhjetë. Rusia ka fituar terren dhe disa herë është dashur ta lëshojë sërish. Lufta, përveç disa “incidenteve” të izoluara, është zhvilluar tërësisht në tokën ukrainase. Përjashtim bëri raketa që ra në Poloni, që fillimisht iu atribua Rusisë, megjithëse më vonë u konfirmua si pjesë e sistemit mbrojtës ukrainas.

Me tensionin në rritje midis Rusisë dhe vendeve të NATO-s, një nga aleatët, Norvegjia, ka monitoruar gjithnjë e më shumë fluturimin e dronëve në territorin e saj. Autoritetet norvegjeze arrestuan të paktën katër persona për fluturimin e paligjshëm të dronëve mbi territorin e tyre ose fotografimin e zonave në vende të ndjeshme (si platformat e naftës ose bazat ushtarake).

“Ne vlerësojmë se rreziku i sabotimit kundër Norvegjisë është më real tani sesa para luftës”, shpjegoi në atë kohë Hedvid Moe, zëvendësdrejtor i Policisë Norvegjeze të Sigurisë (PST).

“Në muajt e fundit, ne kemi parë një rritje të qartë të aktivitetit të dronëve rreth impianteve të naftës, gazit dhe infrastrukturës kritike”, shtoi ai.

Në lidhje me këto arrestime të supozuara, sot Kremlini ka thirrur ambasadorin norvegjez në Moskë, Robert Kvile. Siç saktësohet nga Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë, ambasadorit norvegjez i është thënë se vendimevet e marra nga autoritetet skandinave janë të papranueshme. Këto arrestime, siç raporton agjencia ruse TASS, “janë të motivuara politikisht dhe shkelin parimet e drejtësisë dhe të paanshmërisë”.

Prandaj, përfundojnë ata, autoritetet ruse kanë kërkuar që t’i jepet fund asaj që ata e konsiderojnë si persekutim të qytetarëve rusë, veçanërisht pas fillimit të luftës.

Ndërkohë, ministrat e Jashtëm të Lituanisë, Estonisë, Letonisë, Finlandës, Islandës, Suedisë dhe vetë Norvegjisë kanë udhëtuar sot në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për të trajtuar situatën e furnizimit me energji të vendit, krahas nevojës për mbështetje ndërkombëtare.
“Duket se të gjithë do të përballemi me një dimër të ashpër. Megjithatë, dimri do të jetë shumë më i ashpër për ukrainasit me “shiun” e vazhdueshëm të bombave dhe furnizimin e parregullt me ​​energji dhe ujë”, tha kreu i diplomacisë lituaneze, Gabrielius Landsbergis.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit