Lajme

“Rri te dialogu Kosovë-Serbi, arrit ndonjë rezultat”, “Edhe unë di diçka”: Kryediplomati shqiptar nervozohet me Lajçakun

By GAZETA SCANNER 1

June 30, 2024

“Ti je për dialogun Kosovë-Serbi…rri te dialogu…arrit ndonjë rezultat”.

“Nuk jam veç për dialog…jam edhe për çështje rajonale…dhe guxoj të them që edhe unë di diçka”.

Një përplasje aspak e lehtë ka ngjarë dje në Forumin e Dubrovnikut 2024 mes kryediplomatit shqiptar, Igli Hasani dhe Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku ky i fundit ia doli ta bëjë me nerva Hasanin rreth çështjes së hapjes të negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Krejt fërkimi nisi me pyetjen e moderatorit se “a mendoni që procesi i zgjerimit ende është i bazuar në merita?”

Këtu Lajçaku tha që “absolutisht që po”; për çka tingëlloi si tentim-përgënjeshtrim të Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë i cili kishte doza të theksueshme dyshimi.

Kur jemi te Shqipëria, bazimi në merita është i qartë, ne përgatitemi, përmbushim obligimet dhe jemi të bashkërenduar me BE-në, vazhdojmë reformat, po ju lusim për hapjen e kapitujve të parë…dhe në hapjen e kapitujve të parë mund të analizoni në secilën germë, presje e paragraf. Ne do të japim rezutlate, dhe jo për BE-në por për veten”, tha fillinisht Hasani.

Këtu reagoi Lajçaku: “Ndjehem i detyruar t’i përgjigjem ministër Hasanit, sepse unë këtu përfaqësoj BE-në dhe dua të them që ky proces është absolutisht i bazuar në merita. Ka politikë dhe gjeopolitikë shumë në fazën parapërgatitore, por në momentin që hyni në procesin e negociatave, ju duhet të përmbushni kriteret. Pra nuk ka zbritje e as rrugë të shkurtëra”.

Pas kësaj Hasani mprehu tonet ndaj Lajçakut duke i thënë prerazi: rri te dialogu Kosovë-Serbi “sepse për atë je”.

HasaniMë falni por unë asnjëherë nuk thash ‘rrugë të shkurtra’. Dhe, Miro, me krejt respektin, mendoj se këtu je për dialogun Kosovë-Serbi. Pra, edhe që të jem i qartë me juve në një gjë, se nuk kemi kushte ndaj kushteve që na vendosen neve.

LajçakIgli unë nuk jam këtu të polemizoj me ty…

HasaniPo po, e di, prandaj edhe rri te dialogu dhe do të isha shumë i lumtur po të arrije ndonjë rezultat aty. Dhe, do t’ju mbështesim siç ju kemi mbështetur. Mbaje dialogun…

LajcakMandatin e kam më të gjerë se sa veç dialogun, kam edhe çështjet rajonale.

HasaniRri te dialogu

LajcakKam edhe 25 vjet përvojë personale që s’mund t’i injoroj. Kam qenë pjesë e këtij procesi, edhe me vetë vendin tim. Dhe guxoj të them që për këtë proces di edhe unë diçka.