Botë

Rrëzohet një aeroplan në Lituani, një i vdekur e tre të lënduar

By GAZETA SCANNER 1

November 25, 2024

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar, pasi një aeroplan i mallrave u përplas afër aeroportit të Vilniusit në Lituani në orët e hershme të së hënës.

Një operacion kërkimi është duke u zhvilluar për një person të zhdukur, raporton televizioni BBC.

Aeroplani, që operohej për kompaninë DHL nga kompania ajrore e mallrave, “Switftair”, u rrëzua afër një shtëpie, përderisa ishte në fazën përfundimtare të aterrimit, thanë autoritetet lokale.

Policia tha se 12 njerëz janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga një shtëpi afër vendit të aksidentit.

Një zëdhënës i Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Krizave tha se aeroplani ishte nisur nga Leipzigu i Gjermanisë dhe se të gjithnjë njerëzit që ndodheshin në shtëpinë ku ndodhi aksidenti kanë mbijetuar.

Zjarrfikësit u panë në orën 5 e 30 minuta të mëngjesit duke hedhur ujë mbi tymin që po dilte nga një ndërtesë rreth 1,3 kilometër në veri të pistës së aeroportit në kryeqytetin lituan.

Prani e madhe e policisë dhe autoambulancave u pa afër vendit të ngjarjes dhe disa rrugë të rëndësishme në zonë u bllokuan.