Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali. Mësohet se një aeroplan i drejtuar nga një shqiptar me të cilin ishte edhe një shtetas italian u rrëzua dhe u përplas në një fushë në Romagna të Italisë, teksa të vdekur kanë mbetur edhe shqiptari edhe italiani, ende të paidnetikuar për mediat.
Aeroplani mësohet se ishte nisur nga fusha ajrore e Villafranca për një mësim në një kurs për pilotët rekreativë. Pas ngjarjes, zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për sigurimin e vendit të ngjarjes, frenimin e rrjedhjes së karburantit dhe nxjerrjen e dy trupave.
Karabinierët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike me dy viktima.