Botë

Rreziku nga stuhitë, aeroporti i Gjenevës në “alarm të kuq”

By GAZETA SCANNER 1

June 29, 2024

Mediumi Albinfo.ch ka njoftuar se aeroporti Cointrin i Gjenevës sapo është vënë në alarm të kuq, që do të thotë “ndërprerje e aktiviteteve në pistë, por uljet mbeten të mundshme”.

Sipas mediumit kështu ka bërë të ditur një zëdhënës i aeroportit, për gazetën Tribune de Geneve.

Kjo po ndodh për shkak të paralajmërimeve për stuhitë dhe motin e ligë.

Si masë paraprake, operacionet janë pezulluar, transmeton albinfo.ch. Vetëm aeroplanët tashmë të gatshëm për ngritje (dyert e mbyllura dhe motori i gatshëm) mund të largohen nga pista e të fluturojnë.

Tashmë ka rreth njëzet mbërritje dhe vonesa të anuluara.