Zgjedhjet 2025

Rrezarta Krasniqi fton qytetarët të marrin pjesë në hapjen e fushatës së LDK-së më 11 shkurt

By GAZETA SCANNER

January 08, 2025

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputete me numrin 36, Rrezarta Krasniqi, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore të kësaj partie, duke u bërë pjesë e ndryshimit.

“Kjo nuk është thjesht një hapje fushate. Kjo është një thirrje për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë për Kosovën tonë. Programi ynë politik dhe vizioni për Republikën e Kosovës do të prezantohen, së bashku me Listën Fituesë të kandidatëve të LDK-së që do t’iu përfaqësojnë në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, Ju ftoj që këtë të shtunë, më 11 janar, në ora 17:00, të bashkoheni me ne në Sallën e Sportit – Pallati i Rinisë në Prishtinë për hapjen zyrtare të fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për Zgjedhjet e Përgjithshme 2025.

Kjo nuk është thjesht një hapje fushate. Kjo është një thirrje për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë për Kosovën tonë. Programi ynë politik dhe vizioni për Republikën e Kosovës do të prezantohen, së bashku me Listën Fituesë të kandidatëve të LDK-së që do t’iu përfaqësojnë në Kuvendin e Kosovës.

Ejani të dëshmojmë që ndryshimi është i mundur.

#BëhuNdryshimi #LDK2025 #RrezartaKrasniqi36