Lajme

Rreth 4 mijë nxënës të Luginës së Preshevës do të përfitojnë tekste shkollore të financuara nga Qeveria

By GAZETA SCANNER 1

August 09, 2023

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës i ka ndarë mbi 254 mijë euro për nxënësit e shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu, bëri të ditur se nga kjo mundësi do të përfitojnë rreth 4 mijë nxënës.

Po ashtu, Lutfiu njoftoi se këto tekste mësimore kanë ardhur nga Shqipëria, teksa janë të financuara nga Qeveria e Kosovës.

“Rreth 4 mijë nxënës do të jenë përfitues të këtyre teksteve. Janë tekste të cilat vijnë nga Shqipëria dhe financohen nga Qeveria e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe kam takuar edhe kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi, normalisht pas këtyre takimeve ka rrjedhur kjo kërkesë që ia kam drejtuar atyre për financimin e teksteve për nxënësit e shkollave fillore në Luginë të Preshevës. Kjo është një dëshmi që Kosova është e interesuar të ndikojë në një jetë më të mirë të qytetarëve shqiptar të Luginës së Preshevës, për arsye se kjo ndihmë jo që i ndihmoi vetëm nxënësit, por ndihmon edhe familjet dhe ekonominë e tyre”, deklaroi Lutfiu në emisionin “Ditari”.

Më tej, ky i fundit tha se gjendja e shkollave shqipe është në gjendje të mjerueshme.

“Ka shkolla me mbi 200 nxënës dhe në momentin kur bie shi, janë të detyruar ta ndërprenë mësimin”, theksoi Lutfiu në Tëvë1