Botë

Rreth 300 milionë dollarë në ditë: Zbulohet shifra e shpenzimeve ruse të deritanishme për luftën në Ukrainë

By GAZETA SCANNER 1

September 18, 2023

Në një vit e gjysmë që nga fillimi i agresionit të saj në shkallë të gjerë, Rusia shpenzoi rreth 167.3 miliardë dollarë për luftën kundër Ukrainës, nga të cilat 34 miliardë dollarë pajisje u shkatërruan vetëm nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Kështu është bërë nga llogaritjet e Forbes të cilat thuhet se janë bazuar në të dhënat nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kështu, sipas Forbes, Rusia shpenzon rreth 300 milionë dollarë në ditë për luftën e saj kundër Ukrainës.

Në këtë drejtim, bëhet e ditur se shpenzimet direkte ushtarake dhe kostoja e pajisjeve të humbura të Rusisë gjatë 18 muajve të luftës (nga 24 shkurt 2022 deri më 24 gusht 2023) është rreth 167.3 miliardë dollarë.

Ky vlerësim nuk përfshin shpenzimet e vazhdueshme të mbrojtjes që nuk lidhen me operacionet ushtarake, si dhe humbjet ekonomike të vendit agresor.

Dhe shpenzimet më të mëdha thuhet se janë kryer në: sigurimin e operacioneve ushtarake (51.3 miliardë dollarë), pagat e ushtarakëve (35.1 miliardë dollarë), kompensimi për familjet e të vdekurve (25.6 miliardë dollarë) dhe të plagosurit (21 miliardë dollarë) dhe kostoja e pajisjeve të shkatërruara (34 miliardë dollarë).

Siç bëhet e ditur më tej, niveli i humbjeve ruse në muajt e fundit ka mbetur në një nivel dukshëm më të lartë se vitin e kaluar, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.