Lajme

Rrëfimi i punëtorëve të “Kosova Thëngjillit” që mbeten pa pagë

By GAZETA SCANNER 1

September 04, 2023

ash e 13 muaj, rutinë ditore e kanë ecjen në parkun e qytetit të Vushtrrisë.

Pasi që Naim Miftari e Ramadan Berisha që nga gushti i vitit të kaluar janë pa punë.

Atyre së bashku me rreth 160 punëtorë tjerët të “Kosova Thëngjillit” iu ndërpre kontrata nga Korporata Energjetike e Kosovës, raporton Tëvë 1.

Miftari i cili ka përvojë pune mbi 30 vjeçare në këtë ndërmarrje, tregon se u është vështirësuar jetesa për shkak se nuk kanë të ardhura tjera.

Edhe ish-inxhinieri Ramadan Berisha tregon se u larguan nga vendi i punës pa ndonjë arsyetim, andaj shpreson se së bashku me kolegët të rikthehen aty sërish.

Por, përmes një përgjigje me shkrim për televizionin, nga KEK-u mohojnë se kanë ndonjë obligim ndaj kësaj kompanie.

“Lidhur me këtë, ju bëjmë me dije se KEK, respektivisht Divizioni i Prodhimit të Qymyrit (DPQ) prioritet ka furnizimin e dy termocentraleve TC Kosova A dhe TC Kosova B, ndërsa ndër vite ka ndare për treg  edhe një sasi të përafërt (rreth 300.000 tonë) thëngjill vetëm për Kosova Thëngjillin sh.a. Aktualisht kontrata me Kosova Thëngjillin sh. a. ka përfunduar.  Përndryshe, vitin e kaluar KEK kishte shpallur ankande për shitje te thëngjillit për nevoja te tregut dhe për eksport në të cilat Kosova Thëngjilli sh.a.  asnjëherë nuk kishte marr pjesë”, thuhet nga KEK.

Por  kryetari i aksionarëve të “Kosova Thëngjillit”, Enver Sadiku tregon se janë në takime të vazhdueshme me drejtues të KEK-ut por që pritjes së tyre po i vije fundi pasi thotë se takimet nuk kanë prodhuar rezultat.

Sipas tij, në mungesë të punës së tyre, kompanitë e ndryshme në vend po furnizohen me thëngjill nga vendet e tjera të rajonit, veçanërisht nga Serbia.

“Kosova Thëngjilli” ishte ndarë nga KEK-u në vitin 2003 dhe veprimtari kryesore e kishte përpunimin e thëngjillit të cilin e merrte nga kjo Korporatë, e të cilën më pas e importonte edhe jashtë vendit