11.5 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Rrëfehet për herë të parë truprorja i princeshë Dianës

- Advertisement -

Princesha Diana po planifikonte të transferohej në  SHBA me të dashurin Dodi Al-Fayed. Kështu shprehet ish-truprorja i saj Lee Sansum i cili ishte pjesë e sigurisë që kujdesej për familjen mbretërore dhe djemtë e saj, princat William dhe Harry.

Paparacët u përpoqën dëshpërimisht të shkrepnin foto të Dianës dhe Dodit së bashku teksa kalonin pushime në Saint Tropez në 1997.

“Shtypi ishte fatkeqësia e jetës së saj kudo. Dhe ajo më tha: Nuk kam asgjë që mund të bëj në Mbretërinë e Bashkuar. Gazetat atje më sulmojnë pa marrë parasysh se çfarë bëj. Dua të shkoj në SHBA dhe të jetoj atje që të mund të largohem nga e gjithë kjo. Të paktën në Amerikë më pëlqejnë dhe do të më lënë të qetë”.-shprehet truprorja i saj.

“Mund të thuash që Diana ishte një nënë e mrekullueshme, kaq e dashur dhe e vëmendshme për dy djemtë e saj, por dukej sikur asaj i duhej t’i linte të dy pas në Mbretërinë e Bashkuar  për të shpëtuar nga shtypi, i cili e përndiqte pamëshirshëm çdo ditë të jetës së saj. ”-vijon më tej ai.

Ishte thjesht rastësisht që Sansum nuk u caktua të kujdesej për çiftin pasi ata kaluan kohë në Paris në fund të gushtit 1997. Në vend të kësaj, miku i tij i mirë, Trevor Rees-Jones, u ngarkua me këtë punë. Rees-Jones u plagos rëndë në aksidentin automobilistik ku humbën jetën shoferi Henri Paul, Dodi dhe Diana. Makina ishte duke ecur me shpejtësi teksa po përpiqej t’i shpëtonte paparacëve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit