Lajme

Rrahmani, lideri mendon për armatën e votuesve

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, ka shkruar sot në profilin e tij në Facebook, se “sa më shumë vota, aq më shumë përgjegjësi për lidershipin e partisë”!

Dy partitë që dolën fituese në zgjedhjet e tetorit, VV e LDK, ende nuk po arrijnë të merren vesh për një bashkëqeverisje, ndonëse kishin deklaruar se janë pajtuar 100 për qind për bashkëqeverisje. Barra për krijimin e Qeverisë i bie VV, por kjo e fundit nuk po lëshon pe në kërkesen e LDK për postin e Presidentit.

Rrahmani , duke aluduar në liderin e LDK, i cili po negocion me liderin e VV, shkruan se lideri është  ai që nuk e nëpërkëmbë besimin e strukturave, ai i cili vlerëson dhe ka gjithmonë në mendje armatën e votuesve, dhe në procese të caktuara nxjerr maksimumin për partinë si familje e madhe politike.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Lideri është ai që nuk e nëpërkembë besimin e strukturave, ai i cili vlerëson dhe ka gjithmonë në mendje armatën e votuesve, dhe në procese të caktuara nxjerr maksimumin për partinë si familje e madhe politike.

Ata të tjerët, tē cilëve po ju ngutet, urojmë ta kuptojnë që nuk janë pēr lider.