Sport

Rrahmani i gatshëm për sezonin e ri

By GAZETA SCANNER 1

August 09, 2023

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është plotësisht i gatshëm për edicionin e ri, që në Serie A nis vikendin e ardhshëm. Mediumet italiane kanë raportuar se Rrahmani nuk është fare i lënduar dhe të mërkurën ka stërvitur normalisht me pjesën tjetër të ekipit.

Të martën pati zëra se Rrahmani ishte lënduar në stërvitje, të cilën e kishte lënë në gjysmë por mësohet se ai kishte vetëm një shqetësim të lehtë muskulor pa e penguar që të kryejë seancën stërvitore.

Rrahmani, vlerësohet si njëri prej lojtarëve kyç te Napoli në mbrojtje dhe në fazën përgatitore ka treguar formë të mirë, ku ka shënuar edhe gol në fitoren 1:0 ndaj Augsburgut në ndeshjen miqësore. Në xhiron e parë të edicionit 2023/24 të kampionatit italian, Napoli do të luaj në udhëtim te Frosinone, ekip ky i rikthyer në Serie A.

Kapiteni i Kosovës edicionin që shkoi u paraqit 29 herë në Serie A me ekipin napoletan, duke shënuar dyherë dhe ndihmuar shokët me një asistim, ndërsa ishin dyshe e pathyeshme në tandem të mbrojtjes bashke me Kim min Jae, i cili u transferua tek Bayern munchen ditë më parë.