Sport

Rrahmani do të jetë titullar ndaj Bragas

By GAZETA SCANNER 1

September 18, 2023

Amir Rrahmani ishte në bankën rezervë në barazimin e Napolit në udhëtim te Genoa në fundjavë, në ndeshjen që përfundoi 2:2. Por, qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës pritet të jetë titullar ndaj Bragas në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve të këtij edicioni.

Të hënën, mediat italiane kanë njoftuar se gjendja fizike e 29-vjeçarit është e mirë dhe nuk ka asgjë shqetësuese.

“Nuk ka situatë alarmuese te Napoli në lidhje me gjendjen fizike të Amir Rrahmanit. Mosparaqitja ndaj Genoas ishte vetëm për t’u mos u rrezikuar. Paraqitja e tij në Ligën e Kampionëve ndaj Bragas nuk është në dyshim dhe ai pritet të jetë titullar bashkë me Juan Jesusin”, ka shkruar “Corriere dello Sport”.

Rrahmani ka tri paraqitje në Serie A në këtë edicion. Ai luajti edhe në dy ndeshjet e shtatorit, ndaj Zvicrës në barazimin 2:2 dhe në humbjen nga Rumania 2:0, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.