Lajme

Rrahje mes disa personave në Prizren, shtatë të lënduar

By GAZETA SCANNER 1

August 23, 2023

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në Prizren si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Sipas njoftimit, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor.

Kurse lidhur me rastin bëhet e ditur se është njoftuar prokurori.

“Prizren 21.08.2023-21:30.Raportohet se si pasojë e një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete 7 të dyshuar meshkuj kosovarë. Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.