Lajme

Rrah fëmijët dhe familjarët, arrestohet nga policia

Një qytetare e Podujevës është arrestuar të hënën, shkaku që kishte ushtruar dhunë ndaj fëmijëve dhe familjarëve të saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, e me pas edhe ndaj anëtarëve tjerë të familjes. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton raporti policor, përcjell Scanner.