Çdo gjë është gati për startimin e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, që nisë sonte.
Ky edicion vjen me ndryshime, pasi producenti ekzekutiv dhe opinionistët janë emra të rijnë, por që vijnë nga bota e televizionit.
Siç ndodh zakonisht, edhe këtë herë është përfolur mjaftë për personazhet që do të bëhen pjesë e kësaj eksperience.
Ndër emrat më të lakuar janë ai i Rovena Stefes, Drenusha Latifit dhe së fundi në qarqe të ngushta ai i Xuxit.