Këngëtarja Ronela Hajati e ka lëshuar një deklaratë goxha të fortë për skenën e shoubizit vendor.
Në një story në Instagram, ajo ka thënë se ka disa emra që janë si reperi dhe producenti amerikan, P Diddy, i cili së fundmi është arrestuar nga policia në Neë York për një mori akuzash.
“I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P. Diddy-t”, ka shkruar Hajati.
Reperi 54-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, ka qenë nën hetim penal federal prej muajsh mes akuzave për trafikim seksual.
Përveç kësaj, ka pasur akuza të shumta në disa padi civile kundër artistit, duke përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore, të cilat ai i ka mohur.
TMZ raporton se Diddy u arrestua dhe u dërgua në paraburgim të hënën në qytetin e Nju Jorkut. Ai u dërgua në zyrën e FBI-së në Manhattan.