Rozë

Ronela Hajati: Për një këngë nëna nuk më ka folur gjashtë muaj

By GAZETA SCANNER

December 31, 2024

Ronela Hajati ka qenë e ftuar në “Podcasti Flet” me Ilnisa Agollin, ku ka folur më shumë rreth jetës dhe karrierës profesionale. Artistja shquhet për stilin e saj të veçantë, po ka qenë edhe provokuese në disa raste.

Ajo u pyet nëse është lodhur duke e etiketuar si të tillë për shkak të paraqitjeve që bën.

“Po shumë, e di pse si është puna. Unë jam provokuese me qëllim, absolutisht. Unë bilës këngët që unë, me këtë këngën do të lë nam”, u shpreh ajo.

Më tej, Ronela shtoi: “Në shtëpi nuk shkeli më, por do ta bëjmë. E kam thënë, kam pasur një këngë, mua nuk më ka folur mami gjashtë muaj me gojë. Unë i vajta me trofe kjo tha, këtë fëmijë bëmë ne, ta ulësh kokën”.