Kultst-slider

Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Festivali i Këngës në RTSH ka përfunduar natën finale me shpalljen e këngës fituese, që dhe do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision.

Mes 20 artistëve konkurrues, ishin lakuar shumë dy emra si pretendentët kryesorë për fitore: Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj.

Fituese në këtë edicion jubilar, u shpall Ronela, e cila konkurronte me këngën “Sekreti, me të cilën elektrizoi skenën të trija netët.

Edhe Wiwibloggs ka zgjedhur fituesin, nga një sondazh i kryer në faqen e tyre.

Blogu zyrtar i “Eurovision”, ka nxjerrë Ronela Hajatin fituese, e cila konkurron me këngën “Sekreti”.

Pas saj, vijnë konkretisht të renditur: Alban Ramosaj, Olimpia Smajlaj, Endri dhe Stefi, dhe Janex.

Fituesi i Festivalit, në këtë edicion jubilar të 60-të, do të na përfaqësojë në Itali, aty ku mbahet “Eurovision” këtë vit.