Nuk do të mund të luajë në përjetësi dhe fundi të luajturit futboll po i vjen dalkadalë edhe yllit luzitan, Cristiano Ronaldo. Ronaldo po shkon drejt pensionimit, këtë lajm asapak të mirë e konfirmoi vetë futbollisti.
38-vjeçari në planet e tij për të ardhmen, foli edhe për pensionimin derisa thotë se futboll do të luajë edhe për 2 deri në 3 sezone e ardhshme
“Gjithnjë kam qenë një person shumë i vendosur dhe profesionist. Shëndeti nuk është gjithçka, por gjithçka që kam nuk është asgjë pa shëndetin. E di që jam në fundin e karrierës time. Maksimumi do të luaj edhe 2 apo 3 sezone të tjerë”.
Aktualisht ylli luzitan ndodhet me pushime në Madrid. Gjithsesi, portugezi nuk do të ndalet këtu dhe dëshiron të qëndorjë pranë futbollit edhe pasi të mos luaj më.
“Nuk e përjashtoj idenë që të kem një klub timin. Kjo është një ide për të cilën kam menduarshpesh në gjithë këto vite dhe besoj se do ta blej një të tillë”.
Ronaldo luan në Arabi me skuadrën e Al-Nassr, ndërkohë që grumbullohet edhe me kombëtaren e vendit të tij. Portugalia ndodhet në Grupin J dhe në dy ndeshjet e para ka grumbulluar maksimumin e pikëve, duke qenë e para në grup. Ndërsa në muajin qershor do të zhvillojë dy ndeshje. Së pari do të ndeshjet me Bosnjën e Hercegovinës me 17 qershor, derisa tre ditë me pas si mysafir i Islandës ku në dy ndeshjet pritet të luajë edhe Ronaldo.