Sport

Ronaldo qetëson fansat: Po ndjehem mirë dhe shëndetshëm!

Cristiano Ronaldo i ka qetësuar fansat e tij me një postim në Instagram para pak çastesh.

Ylli portugez që dy javë ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është në izolim. 35-vjeçari doli sërish pozitiv në testin e kryer dje dhe kësisoj do t’i mungojë Juventusit sonte në përballjen kundër Barcelonës.

Mirëpo shqetësimi kishte filluar meqë Ronaldo plotësoi 14 ditë dhe ende është i infektuar me koronavirus.

Gjithsesi, futbollisti i Juventusit me një postim në rrjetin social Instagram ka zbuluar se po ndjehet mirë dhe nuk ka asnjë komplikim.

”Po ndjehem mirë dhe shëndetshëm!”, ka shkruar CR7 duke ia bashkangjitur një foto të tij nga shtëpia ku po qëndron.