Cristiano Ronaldo ka postuar një foto me të dashurën e tij.
Sulmuesi i Al-Nassr postoi një foto në të cilën puth Georgina Rodriguez.
“Le të pimë për të dashuruar”, ka shkruar 38-vjeçari në foto.
Mediat spanjolle kanë raportuar më herët se çifti po kalon një periudhë të vështirë pasi sulmuesi portugez është “ngopur” me një lidhje që vazhdon që nga viti 2016.
Gjithashtu u aludua se së fundmi Ronaldo dhe e dashura e tij kanë pasur një debat të ashpër teksa hipnin në avion, zëri i tyre është ngritur pavarësisht pranisë së personave të tjerë.