Sport

Ronaldo një gol më afër numrit 1000, Al-Nassr triumfon në shtëpi

By GAZETA SCANNER 1

September 27, 2024

Superylli Cristiano Ronaldo ka shënuar tjetër gol për Al Nassr në Arabinë Saudite.

Të premten, Al Nassr fitoi 2:0 ndaj Al Wehdas, me ndeshjën që i takoi xhiros së pestë të kampionatit arab.

Portugezi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 56-të për 2:0.

Golin e parë, për 1-0 e shënoi Angelo, i cili qe goli i tij i parë për Al Nassr.

Ronaldo tani i ka 70 gola për klubin arab.

Gjersa, në karrierën e tij i ka 903 gola, duke qenë edhe një gol më afër numrit 1000.