Sport

Ronaldo me shkrim emocionues para sfidës me Çekinë: Të bashkuar jemi të pandalshëm

By GAZETA SCANNER 1

June 18, 2024

Portugalia sot e nis kampanjën në “EURO 2024”.

Para përballjes me Çekinë, Cristiano Ronaldo, ka bërë një shkrim goxha emocionues.

Kjo lojë nis me fillim nga ora 21:00.

Ky kampionat është i gjashtë për CR7.

“Portugez, sot fillon një kapitull tjetër në historinë tonë. E kujtoj me mall ditën time të parë me kombëtaren, një rrugëtim plot sfida dhe fitore. Tani, kam nderin të jem përkrah një ekipi kampionësh, plot talent dhe vendosmëri. Me forcën dhe mbështetjen e të gjithëve, ne i kthejmë ëndrrat në realitet. Le të luftojmë së bashku për një tjetër triumf. Të bashkuar, jemi të pandalshëm. Forca Portugalia”, thuhej në postimin e tij.