Sport

Ronaldo i vetmuar, Al Nassr turpërohet nga Al Hilal në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite

By GAZETA SCANNER 1

August 18, 2024

Al Nassr i Cristiano Ronaldos e ka humbur edhe një mundësi të artë për të fituar trofe, pasi edhe pse ishte në epërsi, pësuan humbje nga Al Hilal 4:1 në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite.

Skuadra e Ronaldos ishte bindshëm më e mirë në pjesën e parë, duke u treguar shumë të rrezikshëm, me Al Hilal që dështonte të krijonte diçka.

Ylli portugez e shënoi golin e vetëm të pjesës së parë, kur në minutën e 44-të ia dhuroi skuadrës së tij epërsinë, me një finalizim nga afërisa.

Por, Al Hilal ishin të pandalshëm në 45 minutat në vazhdim.

Mesfushori serb, Milikonvic-Savic e nisi përmbysjen duke barazuar rezultatin në minutën e 55-të.

Mitrovic shënoi dy herë brenda gjashtë minutave (63′ dhe 69′), teksa Malcolm shënoi për rezultatin përfundimtar 4:1 në minutën e 72-të.

Al Hilal me rezultatin 4:1 triumfoi ndaj Al Nassr, kështu duke ia mohuar edhe një trofe të radhës Cristiano Ronaldos.