7.5 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Ronaldinho e shfaq klasin e tij edhe në futsall, braziliani bën magji me topin dhe mbetet spektakolar

- Advertisement -

Ronaldinho llogaritet me të drejt si futbollisti më spektakolar që e ka njohur historia e futbollit.

Legjenda braziliane bënte magji me topin në karrierën e tij të lavdishme, mbi të gjitha në fanellën e Barcelonës, me të cilën fitoi gjithçka që është e mundshme.

Edhe pse vitet kanë ecur dhe ai e ka mbyllur karrierën, klasi ka mbetur në këmbët dhe në mendjen e brazilianit.

42 vjeçari ka qenë pjesë e një ndeshjeje të futsallit dhe dhuntitë e tij janë vënë në pah menjëherë.

Ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit, Barcelonës dhe Milanit e bëri një driblim spektakolar të kundërshtarit, të cilin e trullosi të tërin, ndërsa më pas nga e majta asistoi për shokun e skuadrës, i cili nuk ia doli të shënonte.

Magjinë e radhës së Ronaldinhos mund ta shikoni në videon më poshtë. 

Ronaldinho x Futsal. 🇧🇷 pic.twitter.com/TLSaxURYZ2— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) July 4, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit