Rozë

Romanca e Harry Styles me Taylor Russell në krizë!

By GAZETA SCANNER 1

December 04, 2023

Romanca e Harry Styles me Taylor Russell thuhet se po përjeton një krizë pasi kjo e fundit ka vizituar Londren javën e kaluar por nuk janë parë të takohen me njëri-tjetrin.

Ylli pop-it, 29-vjeç ka qëndruar në shtepinë e tij në North London ndërsa Taylor, gjithashtu 29-vjeçe ka qëndruar një hotel me 5 yje.

Dyshja ka konfirmuar fillimisht lidhjen kur u panë teksa po shijonin një takim romantik në Londër, në muajin qershor.

Që prej asaj kohe, çifti është fotografuar në disa takime së bashku dhe dukeshin më të lumtur se kurrë.

Por mesa duket, java e kaluar ka vërtetuar se diçka nuk po shkon mirë në lidhjen e tyre pasi aktorja ka udhëtuar drejt Londrës dhe ka zgjedhur të mos takohet me yllin e One Direction, duke nënkuptuar kështu se ata nuk janë më me njëri-tjetrin.

Hera e fundit që këngëtari dhe aktorja janë fotografuar së bashku ka qenë muajin e kaluar në Las Vegas, teksa kanë qenë të pranishëm në koncertin e bandës irlandeze, U2.

Një burim për “The Sun” ka deklaruar: “Marrëdhënie e Taylor dhe Harry është ftohur pasi të dy ata janë shumë të ngarkuar me punë, duke mos patur kohë për njëri-tjetrin. Taylor ka vendosur të qëndrojë vetëm gjatë udhëtimit të saj në Londër. Ata kanë shumë respekt për njëri-tjetrin dhe po planifikojnë që t’i kalojnë Krishtlindjet së bashku”.