Sport

Roma vazhdon me Daniele De Rossi deri në vitin 2027

By GAZETA SCANNER 1

June 26, 2024

Daniele De Rossi ka nënshkruar zyrtarisht rinovimin e kontratës me Romën deri në vitin 2027. Klubi i kryeqytetit italian ka njoftuar për vendimin të martën.

De Rossi ka treguar aftësi të jashtëzakonshme menaxheriale që nga marrja e drejtimit të ekipit, duke siguruar rezultate mbresëlënëse.

“Roma është e kënaqur të zyrtarizojë rinovimin e kontratës së Daniele De Rossi si trajner i ekipit të parë deri në vitin 2027. I ulur në stol më 16 janar 2024, Daniele udhëhoqi grupin verdhekuq në 26 ndeshje zyrtare, 18 në kampionat dhe 8 në Europa League deri në gjysmëfinale”, ka njoftuar skuadra e kryeqytetit italian.