Sport

Roma merr Juriqin në vend të De Rossit

By GAZETA SCANNER 1

September 19, 2024

Roma e ka emëruar trajner Ivan Juriqin në ditën që e ka shkarkuar Daniele De Rossin.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ai ka nënshkruar kontratë me kryeqytetasit deri në qershor 2025.

Megjithatë ka një opsion që atij t’i zgjatet kontrata deri në qershor të 2026-tës nëse Roma kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Juriqi së fundmi shërbeu për tre vjet si trajner i Torinos duke ruajtur me stabilitet një vend në mesin e tabelës.