Botë

Roma fiton derbin e kryeqytetit italian

By GAZETA SCANNER 1

April 06, 2024

Roma ka shënuar fitore në derbin e kryeqyteitt ndaj Lazios, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 31-të në Serie A.

Golin e vetëm për romakët e realizoi Gianluca Mancini, në minutën e 42. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.

Ndërsa pjesa e dytë nuk dhuroi ndryshim të rezultatit, me Romën që triumfoi me rezultat 1-0.

Roma pas fitores kalon në kuotën e 55 pikëve pas 31 xhirove, teksa Lazio në pozitën e shtatë me 46 sosh.