10.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Rolls-Royce prezanton vetura ultraluksoze Boat Tail, janë prodhuar vetëm tre sosh – secili kushton 23.5 milionë euro

- Advertisement -

Rolls-Royce ka prezantuar veturën më të re ultraluksoze – Boat Tail – i dyti në seri prej vetëm tre sosh ku secili prej tyre kushton 23.5 milionë euro.

I punuar plotësisht me dorë, dizajni është bërë enkas me kërkesën e blerësit, ku biznesi familjar i tij është industria me gurë të çmuar, transmeton Telegrafi.

Nga kjo kompani kanë porositur që vetura “duhet të jetë e personalizuar dhe të ketë karakterin e kryefamiljarit që njëherit konsiderohet si themeluesi i kompanisë që merret me shitjen dhe përpunimin e gurëve të çmuar”.

Në anën tjetër nga Rolls-Royce kanë bërë të ditur se Boat Tail është një përzierje mes luksit dhe fuqisë së madhe motorike.

Brendësia është dekoruar me diamante e në pjesën e pasme – pra në bagazh ekziston një lloj tavoline, në të cilën mund të drekojnë pronarët, pasi ka pjata, lugë, thika e pirunë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit