EkonomiLajmest-slider

ROI Academy, qendra e trajnimeve që po sjell një nivel tjetër të përgatitjes profesionale të të rinjve në Kosovë

Në një kohë kur sistemi arsimor nuk ka rezultuar i suksesshëm në përgatitjen e kuadrove profesionale çfare i duhen Kosovës dhe botës, akademitë dhe trajnimet e ndryshme profesionale janë shndërruar në shpëtim për të rinjtë që duan të marrin profesione praktike në kohë më të shkurtër dhe duke kursyer më shumë para.

ROI Academy është qendër e tillë që ofron trajnime profesionale në disa nga fushat për të cilat ka nevojë më së shumti momentalisht tregu vendor dhe ndërkombëtar i punës, e që rrjedhimisht vendi ynë, por edhe vendet e botës, kanë deficit të fuqisë punëtore në këto fusha.

Që nga shtatori, nga ROI Academy janë certifikuar afro 100 të rinj në trajnimet që ofrohen për fushat e Programimit, Sigurisë Kibernetike, Marketingut Digjital, Dizajnit Grafik dhe Menaxhimit të Rrjeteve Sociale.

Ajo çfarë e dallon këtë qendër të trajnimeve është se, pas përfundimit të trajnimit, secili prej të trajnuarve e ka mundësinë e kryerjes së praktikës me pagesë, me ç’rast paguhen nga kompanitë partnere të ROI Academy.

I gjithë ky sistem ua mundëson pjesëmarrësve që ta njohin dhe përvetësojnë anën teorike dhe praktike të fushës për të cilën trajnohen. E përveç kësaj, nën konsulencë të vazhdueshme të trajnerëve, secili pjesêmarrës orientohet drejt certifikimeve të tjera ndërkombëtare online, kryesisht nga Google.

Trajnimet e deritashme kanë rezultuar me shumë sukses për shumë nga studentët, ku dhjetëra prej tyre veçse kanë filluar me punë ose praktikë nëpër kompani të ndryshme, për çka edhe janë ndihmuar nga ROI Academy, nga përgatitja profesionale, e deri tek konsulenca për përvetësimin e shkathtësive të buta, siç është intervista për punë.

Grupet e reja të trajnimeve veçse janë në formim e sipër, ndërkaq të gjithë të interesuarit mund ta bëjnë aplikimin përmes:

Webfaqe: https://roiacademy.net/, ose rrjeteve sociale:

– Facebook: https://www.facebook.com/roiacademy1/

– Instagram:  https://instagram.com/roiacademy?igshid=1otlxj3mjw9gv