Lajme

Rohde: S’po kërkojmë implementim të Asociacionit, por dërgimin e draftit të tij në Kushtetetuese

By GAZETA SCANNER 1

July 04, 2024

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i pyetur për Marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në emisionin “Këndi i Debatit” në TëVë1, tha se palët nuk duhet ta shohin atë si fitore apo humbje.

Rohde përsëriti se ecja përpara me draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është rruga përpara dhe se nëse nuk lëvizet në këtë drejtim do të ketë pasoja, siç ndodhi me dështimin për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

“Na duhet vullneti i nevojshëm politik për ta çuar deri në fund. Të mos shihet si situatë fitore apo humbje. Po bëra unë këtë edhe ata duhet të lëvizin. Si ambasador i Kosovës, unë përqendrohem në dëtyrimet që Kosova duhet të përmbushë. Dhe kjo ka të bëjë me draft-statutin e shumëpërfolur të Asociacionit. Ne publikisht kemi dhënë këshillat tona. Kanë qenë liderët, letra drejtuar qeverisë së Kosovës. Rruga përpara është të levizet në këtë, dhe nëse nuk lëviz ka pasoja. Këshilli i Evropës është një nga pasojat”, tha ai.

“Ne nuk po kërkojmë implementim të plotë të Asociacionit. Ne po kërkojmë për hapin e parë të dukshëm. Dhe ky është dërgimi i draftit në Kushtetuese. Siç tha kolegu im amerikan dje, është i vetmi institucion në këtë planet, që ka kompetenca të kontrollojë këtë draft-statut, asnjë tjetër”, tha ai më tej.