Lajme

Rohde: Bukuritë e Kosovës vazhdojnë të më impresionojnë

By GAZETA SCANNER 1

October 21, 2024

Gjatë ditës së djeshme ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rode ka vizituar majën e Rakovicës që gjendet në afërsi të Istogut.

E këtë ecje ai e ka bërë publike edhe në rrjetin social ‘X’.

Rohde thotë se ka rënë në përfundim se Kosovë është një vend fantastik për ecje.

“Në ecjen time të tretë, arrita në majën e Rovicës afër Istogut, duke shijuar udhëtimin me mbi 60 kolegë alpinistë. Një ditë e mrekullueshme e kaluar në natyrë me biseda të mrekullueshme dhe momente të përbashkëta! Bukuritë e Kosovës vazhdojë të më impresionojë”, ka shkruar Rohde.