Sport

Rodri: I njoh mirë anglezët, nuk duhet të fokusohemi vetëm te një lojtar

By GAZETA SCANNER 1

July 13, 2024

Mesfushori i kombëtares spanjolle, Rodrigo Hernandez Cascante, ka thënë se i njeh mirë lojtarët e Kombëtares së Anglisë.

Ndër të tjera, Rodri i veçon karakteristikat e futbollistëve anglezë, kur thotë se të preferuar e ka Phil Fodenin, pasi e njeh nga  Manchester City.

Po ashtu, mesfushori spanjoll shprehet se skuadra e tij nuk duhet të fokusohet vetëm te një lojtarë, shkruan Klankosova.tv.

“Unë i njoh mirë ata, e njoh kulturën e futbollit anglez. Kanë një ekip shumë të talentuar. Janë shumë të mirë dhe mund të menaxhojnë shumë aspekte të lojës. Ata mbrojnë mirë dhe dinë të sulmojnë. Ne duhet të punojmë për t’i dëmtuar ata”.

Kanë shumë lojtarë të mirë. Më pëlqen Phil Foden, sepse e njoh nga Manchester City. Ai është një lojtar që duhet t’i qëndrosh shumë afër, ka një aftësi për të lëvizur shpejt në hapësira të vogla. Kanë shumë lojtarë që mund të na dëmtojnë. Nuk duhet të jemi të përqendruar vetëm në një lojtar”, deklaroi Rodri.

Spanja përballet me Anglinë në ndeshjen finale të tyre këtë të diel.