Sport

Roberto Martinez shpjegon pse 39-vjeçari Ronaldo ende po ftohet te Portugalia

By GAZETA SCANNER 1

June 18, 2024

Përzgjedhësi Roberto Martinez thotë se Cristiano Ronaldo është në kombëtaren e Portugalisë për “Euro 2024” falë meritës sportive.

Ish ylli i Real Madridit që po luan tani te Al Nassr në Arabinë Saudite, po përgatitet për Kampionatin Evropian të gjashtin në karrierë, ndërsa përballjen e parë e zhvillojnë ndaj Republikës Çeke.

Ronaldo u la në stol në Kupën e Botës “Katar 2022”, ku ish përzgjedhësi Fernando Santos e pa si një zëvendësues, duke mos e lënë në formacionin titullar as në raundin e 16-të dhe as në çerekfinale.

Mirëpo, Martinez e sheh Ronaldon si një aset të çmuar për Portugalinë ndërsa iu ka konfirmuar gazetarëve se ka besim te 39-vjeçari.

“Cristiano është në kombëtare me meritë. Askush nuk hynë në kombëtare shkaku i emrit. Cristiano shënoi 50 gola në 51 ndeshje, ka qenë konsistent për klubin dhe ka shënuar nëntë gola në raundet kualifikuese për ne”.

“Është golashënues, dikush që mund ta bëjë goditjen finale. Mund ta thyej mbrojtjen dhe të krijojë hapësirë. Ndër vite ka ndryshuar stilin e lojës, por mund të them se Cristiano është në kombëtare me meritë dhe numrat janë aty për ta mbështetur”, deklaroi ai.

Ronaldo së fundmi thuhet se është i interesuar për të marrë pjesë edhe në Kupën e Botës, që do të mbahet pas dy viteve.