Rozë

Robert Berisha zbulon projektet e reja: Do të bashkëpunoj me një ish-fermere…

By GAZETA SCANNER 1

June 15, 2024

Ish-fermeri Robert Berisha në “Ferma VIP After Party” foli më shumë rreth projekteve të tij që e presin në vazhdim.

Këngëtari mjaft i dashur për publikun zbuloi se së shpejti do të sjellë një këngë me një ish-fermere, e cilja do të jetë pjesë e albumit të Robertit.

Gjithashtu ish-fermeri foli dhe për partneren e tij, ku tregoi se shkon shpesh në Amerikë, si dhe e dashura e tij vjen shpesh në Kosovë.

Robert Berisha ndau për herë të parë historinë e tij të dashurisë me Anën në “Ferma VIP”.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Kë do mbash mikun tënd dhe pas ferme?

Robert Berisha: Shumicën i kam njohur dhe para se të hyja, por me të gjithë kam muhabet shumë të mirë.. Albano, Flori, Niko, Flori të gjithë çunat, përveç gocave

Gazetarja: T’a paska bërë gruaja 8 me2

Robert Berisha: Jo, vete shpesh në Amerikë, si dhe ajo vjen shpesh në Kosovë

Gazetarja: A do kemi projekte të reja në vazhdim?

Robert Berisha: Projekte të reja, pas sezonit veror, në shtator filloj me albumin tim të ri

Gazetarja: Të urojmë suksese!

Robert Berisha: Faleminderit shumë!

Gazetarja: Do ketë diçka në album, ndoshta diçka për fermën?

Robert Berisha: Do ketë ndoshta një bashkëpunim me një nga ish-fermerët.