Lajme

Rizvanolli: 220 xehtarë i janë bashkuar sot KEK-ut

By GAZETA SCANNER

January 06, 2025

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se 220 xehtarë i janë bashkuar sot Korporatës Energjetike të Kosovës.

Sipas Rizvanollit, këta punëtorë i janë bashkuar kësaj ndërmarrje për të garantuar qëndrueshmërinë e prodhimit.

745 punëtorë të rinj janë punësuar në KEK brenda dy viteve të fundit, shumica dërrmuese në minierë, duke përfshirë 220 xehtarët që iu bashkuan sot ndërmarrjes për të garantuar qëndrueshmërinë e prodhimit. Urime të gjithëve e ju priftë e mbara”, ka shkruar Rizvanolli.

Postimi i plotë i saj:

745 punëtorë të rinj janë punësuar në KEK brenda dy viteve të fundit, shumica dërrmuese në minierë, duke përfshirë 220 xehtarët që iu bashkuan sot ndërmarrjes për të garantuar qëndrueshmërinë e prodhimit.

Urime të gjithëve e ju priftë e mbara.