Lajme

Rizani i PDK: Qeverisja Komunale në Lipjan e zhytur në afera korruptive, kërkojmë dorëheqje dhe hetim

By GAZETA SCANNER 1

September 22, 2023

Kryetari i Degës së PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani ka akuzuar ekzekutivin e Komunës së Lipjanit për shkelje të vazhdueshme dhe afera korruptive në punësime, dhënien e tenderëve dhe lëshimin e lejeve ndërtimore, raporton Scanner.

Rizani, përmes një postimi në Facebook ka thënë se në Komunën e Lipjanit nën udhëheqjen e Imri Ahmetit dhe LDK-së është bërë kurdisja e konkurseve në shëndetsi, u janë dhënë tenderë kompanive të afërta me pushtetin, ka pasur arrestime për keqpërdorim të detyrës zyrtare me subvencione dhe marrjes së ryshfetit, u janë dhënë leje ndërtimore militantëve të LDK-së dhe drejtorëve të komunës, janë lëshuar për përdorim të objekteve shkollore pa pranimin teknik, si dhe është keqpërdorur projekti i stadiumit në Magure dhe Dobrajë të Madhe.

“Qytetarët e Komunës së Lipjanit, janë të heshtur ndaj aferave korruptive të pushtetit lokal të LDK-së. Ata kanë zgjedhë heshtjen për votën e tyre apo i frikohen pushtetarëve komunalë të vendosur nga ata. Parregullsitë e evidentuara duhet të qojnë drejt dorëheqjes së kryetarit të Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti”, ka shkruar Rizani.

PDK në Lipjan kërkon që prokuroria t’i hetoj këto raste të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid03zKfJJAop1RQKKPBjb92e6DQ943rUXSQVugVNmbSEPQRMQ4jWjif8jznCrKn8hSnl&id=100063904982001&mibextid=9R9pXO