Rozë

Rita Ora, Shën Valentini sivjet me maska

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë po qëndron në Los Angeles.

29-vjeçarja vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria.

Herë pas here, ajo preferon t’i ngacmojë fansat e saj me ndonjë imazh provokues apo shakatë virale që shpërndahen gjithandej në rrjetet sociale.

Një gjë të tillë, e ka bërë së fundmi përmes ripostimit të një fotografie që e ka publikuar mikesha e saj, Anda Saku, në InstaStory.

Bëhet fjalë për një fotografi bardhë e zi të një çifti që përpiqen t’i dhurojnë puthje njëri-tjetrit, në mbishkrimin e së cilës shkruhet: “Dita e Shën Valentinit 2020”.

Kjo është një ironi me koronavirusin, i cili virus po shkatërron Kinën dhe OBSh ka shpallur emergjencën globale.