Rozë

Rita Ora kujton këngën që ia kushtoi vendit të saj, Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

August 24, 2024

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora është shprehur falënderuese për të gjithë fansat e saj, që e mbështesin që nga fillet e karrierës.

Ky falënderim u bë për një arsye të veçantë.

Kjo arsye është 12-vjetori i debutimit të saj me albumin “Ora”, e më këngën që ia kushtoi Kosovës.

“Nuk mund ta besoj se janë bërë 12 vite që nga debutimi i albumit ‘Ora’. Ajo është një mbretëreshë dekade! Faleminderit të gjithëve që më suportojnë që nga 2012-ta”, shkroi Rita