Rozë

Rita Ora “godet” me një fotografi provokuese për fundvit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi bëri një ndryshim drastik në pamjen e saj.

Ajo ka vendosur  të shkurtojë flokët, duke marrë kështu pamjen e një biondeje atraktive me flokë të shkurtra.

Rita vazhdon të jetë e ndjekur në rrjetet sociale nga miliona fansa, me të cilët shpesh ndan fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria, mirëpo në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese.

Një të tillë, këngëtarja shqiptare e ndau së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft tërheqëse në bikini të bardha dhe me stilin e ri të flokëve.

Duke vënë në pah fizikun e saj të shkëlqyer, Rita bëri që e gjithë vëmendja e ndjekësve të saj të kthehet ajo.

Ora e shoqëroi këtë fotografi me një “emoji” në formën e fjollës së dëborës, duke treguar kështu që edhe ajo është përfshirë në frymën festive të festave të fundvitit.

Ditë më parë, Rita ka performuar në eventin madhështor “Jingle Bell” të organizuar nga Capital FM në Londër, teksa po këto ditë ka përfunduar edhe disa nga xhirimet e filmit “Twist”, ku ajo do të luajë një nga rolet kryesore. Ky film do të publikohet në vitin 2020.