Rozë

Rita Ora flet për largimin nga Kosova: Prindërit e mi treguan guxim të madh

By GAZETA SCANNER 1

July 13, 2023

Gjithnjë e më shumë Rita Ora po i tregon botës për vendin e saj të origjinës, kulturën, por edhe vështirësitë.

Para disa javësh ajo deklaroi në një intervistë se kërkon shumë guxim dhe sakrificë të jesh emigrantë dhe i cilësoi shqiptarët si të vendosur dhe luftarakë.

Në një intervistë të fundit për Numero, teksa ka treguar më shumë detaje në lidhje me albumin e ri, jetën dhe karrierën profesionale, artistja është pyetur edhe për familjen, për të cilën theksoi se është frymëzimi dhe mbështetja më e madhe.

“Nëse nuk do të bëja atë që po bëj për prindërit e mi, mund të mos flisja me ju. Ata treguan guxim të madh duke lënë pas gjithçka në Kosovë për të ndërtuar një jetë të re për familjen tonë në Londër. Do t’u jem përjetësisht mirënjohës për sakrificat që kanë bërë për mua, për motrën dhe vëllanë tim. Gjithashtu u jam mirënjohës për etikën e punës që më kanë dhënë. Ata më mësuan që herët se duhej të punoja dy herë më shumë për të arritur ëndrrat e mia. Një gjë është e sigurt, gjatë gjithë rrugëtimit tim, e gjithë familja ime më ka frymëzuar, ka besuar në mua dhe më ka mbështetur në të gjitha rrethanat”, tha 32- vjeçarja.