17.3 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Rita Ora duket shik, teksa shpërfaq stilin e saj rrugëve të Londrës

- Advertisement -

Ajo njihet për sensin e saj të jashtëzakonshëm të stilit.

Dhe Rita Ora ishte sërish njësh me hapin e modës të premten, në një sërë fotografish që ajo i ndau me ndjekësit në rrjetet sociale, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 31 vjeçe, dukej sensacionale e veshur me një xhaketë xhins tepër të madhe, të cilën e veshi mbi një fustan të punuar me shtiza, duke vënë në pah kofshët e saj të tonifikuara.

Ajo e kompletoi pamjen e saj me një palë çizme lëkure të larta deri tek kofshët, teksa pozonte rrugëve të Londrës.

Rita i kishte kapur flokët e saj të gjata bionde në një bisht, ndërsa kishte aplikuar një ngjyrë të bardhë në makijazhin e syve të saj.

Ajo theksoi tiparet e saj të mrekullueshme me një nuancë grimi dhe kompletoi pamjen me bizhuteri argjendi.

Ora shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Ndodh kështu ndonjëherë”.

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi Rita deklaroi se ajo nuk ishte personi i referuar si ‘Becky’ misterioze në këngën “Sorry” të Beyonces nga albumi i saj i suksesshëm “Lemonade” i vitit 2016.

Interpretuesja e hiteve ndërkombëtare – e cila së fundi u vendos në një pullë postare në vendin e saj të lindjes në Kosovë – foli me Louis Theroux në podkastin e tij në BBC, duke mohuar se ajo ishte individi i referuar si ‘Becky me flokët e bukura’ – dikush me të cilën Beyonce i referohej vajzës me të cilën burri i saj Jay-Z e tradhtoi.

Rita Ora e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se ruan raporte të mira me çiftin e famshëm Beyonce-Jay Z.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit